Mustafa: Arti dhe artistët meritojnë shumë me shumë
Prishtinë, 7 qershor - Kryetari i Prishtinës, dr. Isa Mustafa, bashkë më drejtoreshën për Kulturë, të enjten kanë pritur në takim piktorët që po marrin pjese në Plejadën e Artistëve Ndërkombëtare-Prishtina 2012.
Në këtë plejadë po marrin pjesë artistë të artit figurativ nga Kosovë, Shqipëria, Maqedonia, Gjermania, Franca, Anglia, Turqia dhe Irani.
Kryetari Mustafa, nën patronatin e të cilit po mbahet kjo plejadë tha se është ndër për Prishtinën që këto ditë ka në mesin e saj artistët me të mirë figurative të rajonit dhe Evropës.
Kryetari Mustafa tha se Komuna po investon në fushën e artit brenda mundësive buxhetore që ka, mirëpo, ajo cka ne po investojmë është shumë e vogël në raport me atë se cka meriton arti dhe artistët.
Kryetari Mustafa tha se Prishtina nuk do të ishte e bukur, po që se nuk do të ishit ju artistët. Ne ua kemi lënë ju në dorë që të kontribuoni në zbukurimin e Prishtinës. Ju ftojmë ta bëni këtë, tha kryetari Mustafa.
Nga ana e tyre, artistët shprehen admirimin e tyre për Prishtinën dhe Plejadën e Artistëve Ndërkombëtarë-Prishtina 2012 dhe kërkuan nga kryetari dhe organizatorët që një organizim e tillë të bëhet tradicional.