24 Dhjetor 2024

Mungesë transparence në shpërndarjen e bursave në Skenderaj

Prishtinë, 10 prill - Anëtarja e Kuvendit komunal nga radhët e Vetëvendosje!-s, Ajnishahe Halimi duke marrë parasysh dyshimet e krijuara dhe ankesat e studentëve të Komunës së Skenderajt, se bursat të cilat i ka përcaktuar Komuna nuk janë kryer në mënyrë transparente, e ka ngritur këtë çështje për diskutim në njërën prej seancave të mbajtura në Kuvendin komunal.

Ajo madje duke u mbështetur në ligjin i cili lejon qasje në dokumentet zyrtare ka bërë edhe kërkesë me shkrim në Komunë që t'i lejohet qasje në verifikimin e dukumenteve të kandidatëve të cilët janë shpallur përfitues të bursës.

Në kërkesë është kërkuar që të verifikohen dokumentet e kandidatëve të cilët janë shpallur përfitues të bursës, është kërkuar të dihet se kush ka qenë anëtarët e komisionit për dhënien e bursave, verifikimi i kritereve të cilat janë marrë për bazë për dhënien e bursës si dhe u kërkua të bëhet publike lista e kandidatëve në webfaqen e Komunës.

Në kërkesën e Vetëvendosjes!-s për qasje në dokumentet zyrtare Komuna e Skenderajt me vendim nr. 2-037-13072 të datës 19 mars 2014, lejon qasje në dokumentet zyrtare.

Në vendimin e nënshkruar nga nënkryetari Fadil Nura, në emër të kryetarit Sami Lushtaku thuhet: “Lëvizjes Vetëvendosje! në Skenderaj i lejohet qasja pa pagesë në dokumentet zyrtare pranë Drejtorisë Komunale Arsimore në Skenderaj rreth ndarjes së bursave studentore për vitin akademik 2013 – 2014.

Mirëpo, Drejtori i Drejtorisë se arsimit në Skenderaj, Jashar Lushtaku, përkundër vendimit që është marrë për herë të tretë refuzon kërkesën tonë dhe nuk lejon që të verifikohen kandidatët të cilët janë shpallur përfitues të bursave. Madje, ai edhe fyen aktivisten e Vetëvendosje!-s në Qendrën e Skenderaj Besa Baliu kur ajo i kërkon sipas vendimit të Komunës, që t'i verifikojë kandidatët. Lushtaku u shpreh se “ju Lëvizja Vetëvendosje! nuk merrni vesh nuk kemi kohë m'u merr me juve nëse doni me dit kujt ja kem dhënë bursën shkoni hulumtoni në për shpija. Krejt çka muni me pa  është t'i zgjidhni vetëm dokumentet e 3 kandidatëve që janë përfitues të bursave".

Fjala e tij e fundit ishte se kurrsesi nuk ju lejojmë t'i verifikoni dokumentet sepse siç tha ai "anëtarët e komisionit nuk bën m'u identifikua se munden me u shkua njerëzit në shpi me i bë telashe”.

Në këto kushte na është e bërë e pamundur dhe na është penguar e drejta për qasje në dokumente zyrtare, si dhe është shpërfillur obligimi ligjor që administrata e Komunës ka ndaj anëtarëve të Kuvendit Komunal.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)