15 Nëntor 2024

MTI dhe UP nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Prishtinë, 21 dhjetor - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami dhe Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” Marjan Dema,  nënshkruan sot marrëveshjen për bashkëpunim institucional.

Kjo marrëveshje ka për qëllim vendosjen e bashkëpunimit në mes Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina”, lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me forcimin e infrastrukturës e cilësisë, laboratorëve që posedon MTI, mbikëqyrjen e tregut, përkatësisht, ofrimit të ekspertizës akademike të Universitetit në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit. 

Ministrja Bajrami theksoi se kjo marrëveshje është e rëndësishme dhe hap rrugën që MTI ta shfrytëzojë ekspertizën e stafit universitar për të avancuar më tej infrastrukturën e cilësisë dhe inspektoratit të MTI-së në favor të zhvillimit të bizneseve dhe sektorit privat në përgjithësi.

Në anën tjetër, Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, theksoi se është i lumtur që përmes kësaj marrëveshjeje po ofrohet mundësia që potenciali i ekspertëve të cilin e posedon universiteti do të vihet në funksion praktik të institucioneve publike dhe atyre private, dhe kjo do të sjellë përfitime të shumta për të gjitha palët.

Kjo marrëveshje do të mundësojë po ashtu që studentë nga Universiteti “Hasan Prishtina” të kryejnë punë praktike në agjencitë e infrastrukturës së cilësisë në MTI.  

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)