Modernizimi i sistemit kosovar të arsimit përmes e-Edukimit
Prishtinë, 22 shtator - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në ceremoninë e projektit të e-Edukimit me temën: Modernizimi i sistemit kosovar të arsimit përmes e-Edukimit.
Në këtë ceremoni do të ndahen edhe certifikata për autorë të përmbajtjeve mësimore elektronike (e-autorë), do të prezantohet Portali i Edukimit, ndërsa do të diskutohen hapat e ardhshëm të pilotimit të komponentës e-Learning dhe e-Portal në shkollat pilotuese.