MKRS dhe UNDP nënshkruan Memorandum për bursa studentore
Prishtinë, 15 shtator - Sot do te mbahet ceremoninë formale të nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).
Nënshkrimi i memorandumit do të bëhet nga rektori i UP-së, prof. dr. Marjan Dema dhe ministrja, znj. Vlora Dumoshi.
Me këtë marrëveshje përcaktohet korniza e bashkëpunimit si dhe vendosen obligimet e palëve në funksion të zbatimit të programit për ofrimin e bursave për studime nga studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në universitetet e Bashkimit Evropianë dhe më gjerë, me qëllim aftësimin dhe avancimin e tyre në programet e specializuara që lidhen me fushën e trashëgimisë kulturore, si përkushtim institucional për rritjen dhe avancimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të nevojshme profesionale në kuadër të institucioneve publike të trashëgimisë kulturore.