Mitrovicasit mund të kryejnë studimet në Universitetin e Nigdes
Stamboll, 19 prill - Studentët e Universitetit të Mitrovicës IsaBoletini (UMIB), tash e tutje do të mund të shfrytëzojnë mundësitë qëofrohen në Universitetin e Nigdes në Turqi për studime në nivelinmaster.
Për këtë janë dakorduar rektori i UMIB-it, Alush Musaj dhe rektori i Universitetit të Nigdes, Adnan Gorur, gjatë një takimi të përbashkët në këtë universitet turk.
Në këtë kuadër pritet të ofrohen lehtësira për studentët e UMIB-it, të cilët dëshirojnë të kryejnë studimet në nivelin master në Universitetin e Nigdes në degët e përshtatshme.
Të dy rektorët kanë shprehur vullnetin e tyre për konkretizimin e kësaj marrëveshje në të mirë të studentëve.
Rektori Musaj, e ka vlerësuar si një mundësi shumë të mirë për studentët e UMIB-it që ofrohet nga Universiteti i Nigdes. Kjo është një mundësi më tepër që ofrohet për studentët tanë, të cilët do të mund të shfrytëzojnë kapacitetet që ofrohen nga një universitet prestigjioz, tha ai.
Një pikë tjetër e bashkëpunimit ndërmjet dy universiteteve, ka të bëj me përgatitjen e projekteve të përbashkëta në sferën ndërkombëtare.
Në këtë drejtim, rektori i Universitetit të Nigdes, Adnan Gorur, tha se të dy universitetet mund të bëhen bashkë pjesë e projekteve të bashkëpunimit ndërkombëtar.
Ndryshe, gjatë vizitës në këtë universitet, me të cilin UMIB-i ka marrëveshje bashkëpunimi të nënshkruar para më shumë se një viti, janë zhvilluar takime edhe me dekanë të njësive akademike.
Në këto takime është biseduar për mundësitë specifike që ofrohen sa i përket bashkëpunimit me njësitë akademike në UMIB.