Mitrovica shënon 60-vjetorin e punës së Gjimnazit Frang Bardhi\"
Mitrovicë, 21 janar - Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri dhe drejtoresha për arsim, Ajmane Barani, kanë biseduar me drejtorin e gjimnazit Frang Bardhi, Ismet Ferizi dhe bashkëpunëtorët e tij, për gjendjen e përgjithshme në gjimnaz me theks të veçantë për kremtimin e 60- vjetorit të themelimit të këtij institucioni edukativo-arsimor.
Drejtori Ferizi me bashkëpunëtorë e njoftoj kryetarin Bahtiri me punën që po bëhet në gjimnaz dhe kushtet në të cilët nxënësit dhe arsimtarët punojnë.
Ai i tha kryetarit se janë bërë shumë punë të mira edhe sa i përket meremetimit të objektit dhe zgjerimit të hapësirave, por ka ende shumë probleme.
Kemi nevojë të madhe për kabinete dhe pajisje për to. Pastaj në sallën e edukatës fizike mungon ngrohja, si dhe kemi nevojë edhe për pajisje të tjera të domosdoshme për mësim.\"
\"Mirëpo, ne këto ditë jemi të angazhuar edhe rreth projektit për shënimin e 60-vjetorit të punës së shkollës sonë dhe kjo është edhe arsyeja kryesore që sot jemi këtu për ti bashkërenduar aktivitetet në këtë drejtim, ka thënë drejtori Ferizi.
Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, pasi vlerësoj lartë punën e gjimnazit gjatë gjithë këtyre viteve, duke thënë se nga ky institucion kanë dalë kuadro të afta që me devotshmëri dhe profesionalizëm i kanë shërbye komunës dhe vendit, ka shtuar se është i gatshëm që bashkë me Drejtorin e Arsimit të mbështesë projektin për shënimin e 60- vjetorit të themelimit të shkollës dhe plotësimin e nevojave të tjera.
Ju përgatiteni një projekt të detajizuar për shënimin e përvjetorit dhe më pastaj do të takohemi për të diskutuar lidhur me të. Ne jemi të gatshëm që të ju ndihmojmë që ky përvjetor të shënohet sa më mirë dhe në mënyrë dinjitoze. Po ashtu, gjimnazin do ta ndihmojmë me të gjitha forcat dhe mundësit që kemi për të punuar në kushte dhe rrethana plotësisht normale. Ne në komunës kemi disa projekte lidhur me këtë dhe shpresojmë që me ndihmën e donatorëve do ti realizojmë ato, tha kryetari Bahtiri.