23 Dhjetor 2024

Mitrovica me shkollë për personat më aftësi të kufizuar

Mitrovicë, 18 shkurt - Përfaqësuesit e Shoqatës “Së bashku” me seli në Zvicër, kanë shpreh vullnet që në Komunën e Mitrovicës të ndërtojnë një shkollë për personat më aftësi të kufizuar.

Kështu u bë e ditur nga anëtarja e kësaj shoqate, Besa Mahmuti gjatë një takimi që zhvilloi të martën me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Anëtarja e kësaj shoqate, tha se duke e parë shumë të nevojshëm ndërtimin e një shkolle të tillë në Kosovë, ka insistuar që ky projekt të realizohet pikërisht në Mitrovicë.

“Unë e kam parë si shumë të nevojshme që një shkollë për personat më aftësi të kufizuar të ndërtohet pikërisht në qytetin  e Mitrovicës.\"

\"Nga ju kryetar kërkoj që të ndahet një parcelë e tokës, ndërsa ndërtimin e shkollës do të financoj shoqata ‘Së bashku’, pjesë e së cilës jam edhe unë”, ka thënë Mahmuti, e cila dorëzoi edhe një projekt-propozim lidhur me këtë shkollë.
 
Ndërsa në anën tjetër, kryetari Bahtiri e ka mirëpritur një iniciativë të tillë. “Ne e mbështesim këtë projekt. Është i një rëndësie të veçantë që kjo shkollë të ndërtohet këtu. Siç po e shoh edhe në projekt propozimin e juaj, jam optimist se së shpejti do të fillohet më ndërtimin e kësaj shkolle”, ka thënë kryetari Bahtiri.

Sipas këtij projekti, në këtë shkollë priten të vendosen rreth 20 persona me aftësi  të kufizuar nga të gjitha komunitet që jetojnë në Komunën e Mitrovicës.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)