Ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Lindita Nikolla viziton Kosovën
Prishtinë, 11 mars - Ministrja e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla, së bashku me një delegacion nga kjo ministri, do të qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Kosovë.
Ministren Nikolla e pret ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami më ç\'rast do të mbajnë edhe një takim kokë më kokë.
Më pas Ministrat Bajrami e Nikolla do të mbajnë koferencë për media.
Ndërsa, ministrja Nikolla do të vizitojë edhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ku do të takohet me kryetarin Hivzi Islami.