Ministria e Inovacionit financon Qendren e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në UP
Prishtinë, 17 tetor - Sot në rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Universitetit të Prishtinës dhe Ministrisë se Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, për financimin e projektit “Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në UP".
Memorandumi do të nënshkruhet nga rektori i UP-së, prof. dr. Marjan Dema dhe ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj.
Qëllimi i këtij Memorandumi është financimi i projektit për renovimin e hapësirave të objektit të laboratorit të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike për nevojat e “Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në UP” në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, si dhe përcaktimi i obligimeve të MIN-it dhe Universitetit për realizimin e projektit.