Ministri Murati pret studentët nga Kroacia
Në Ministrinë e Diasporës së Republikës së Kosovës, grupin e studentëve dhe të mësimdhënësve nga Kroacia i priti ministri i Diasporës, Valon Murati, i cili u uroi mirëseardhje, duke marrë parasysh se për shumicën prej tyre është hera e parë që e vizitojnë Kosovën.
Ai u shpreh i lumtur që takohet me studentët dhe me mësimdhënësit shqiptarë nga Kroacia, duke ripërsëritur misionin e Ministrisë që e udhëheq, lidhjen e mërgatës dhe diasporës shqiptare me vendin e tyre të origjinës.
E arritur është nëse ju integroheni në procesin mësimor. Deri tash diaspora na ka mbajtur gjallë me para, kurse ne tash duhet të marrim dije e përvojë nga diaspora jonë, një element ky shumë i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës, tha ministri Murati.
Giulian Hamitaj, kryetar i Klubit të Studentëve të Zagrebit, foli për klubin, i cili më herët kishte karakter humanitar, për tu shndërruar më vonë në klub me karakter akademik.
Përveç të tjerash, qëllimi i këtij klubi është edhe ruajtja e gjuhës shqipe, e kulturës dhe traditave shqiptare, prezantimi i imazhit sa më të mirë në Kroaci, edukimi dhe njohja e të drejtave si pakicë, theksoi ai.
Me një fjalë u paraqit edhe Melita Oreshkoviq, kryetare e Këshillit të Mësuesve Shqiptarë të Kroacisë, e cila foli për mësimin plotësues të gjuhën shqipe në Kroaci. Sipas saj, për mësimin plotësues të gjuhës shqipe janë të angazhuar 11 mësues shqiptarë.
Studentët do të kenë takime edhe në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, Institutin e Albanologjisë