14 Nëntor 2024

Ministri Murati kërkon rritjen e pjesëmarrjes në shkollën shqipe

Bernë, 5 dhjetor - Ministri i Diasporës, z. Valon Murati, në kuadër të vizitës së tij në Federatën Zvicërane, në ditën e fundit të kësaj vizite mbajti takim me prindërit, mësimdhënësit dhe drejtuesit e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Zvicër “Naim Frashëri” (LAPSH).

Gjatë takimit u diskutuan shumë cështje që lidhen me mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë, me këtë rast në Zvicër, ndërsa në vecanti u diskutua për shkaqet e numrit jo shumë të kënaqshëm të nxënësve të cilët vijojnë mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Zvicër.

Me këtë rast, ministri Murati përpos që njoftoi bashkatdhetarët për themelimin e grupeve punuese për implementimin e marrëveshjes ndërshtetërore me Shqipërinë për mësimin plotësues, duke theksuar se ky proces është duke u zhvilluar me dinamikën e paraparë, kërkoi nga bashkatdhetarët që masivisht ti përgjigjen ftesës së institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë për dërgimin e fëmijëve në shkollat e gjuhës shqipe.

“Mësimi i gjuhës shqipe nuk i pengon fëmijët që të mësojnë gjuhët e vendit pritës. Përkundrazi, mësimi i gjuhës amtare vetëm sa ndihmon në masë të madhe mësimin e gjuhëve të huaja, si dhe fuqizon integrimin tuaj në shoqëirinë ku jeni duke jetuar. Kjo është mesazhi që kam marrë edhe nga autoritetet federale zvicerane”, porositi ministri Murati.

Nga ana tjetër grupi i mësimdhënësve dhe prindërve të pranishëm në takim, konfirmuan se numri i nxënësve ka shënuar një ulje, mirëpo u shprehën optimistë që përpjekjet dhe përkrahja e dy qeverive do të rezultojnë në ngritjen si të nivelit ashtu edhe të numrit të nxënësve që vijojnë shkollat e mësimit plotësues të gjuhës shqipe.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)