15 Nëntor 2024

Ministri Murati i përgëzoi nxënësit dhe mësuesit shqiptarë në Zvicër

Vaud, 22 mars - Gjatë vizitës që po e  realizon në Zvicër,  ministri i Diasporës, Valon Murati, po merr pjesë në shumë aktivitete të organizuara nga komuniteti shqiptar që jeton dhe vepron në këtë shtet.

Ministri Murati mori pjesë në manifestimin LAPSh-it për kantonin Vaud për nder të Pavarësisë së Kosovës dhe Ditës së Mësuesit.

Në këtë manifestim, ministri Murati i përgëzoi nxënësit dhe mësuesit shqiptarë për entuziazmin dhe përkushtimin që kanë për gjuhën dhe kulturën shqiptare.

Me rastin e këtyre festave, komuniteti shqiptar në Llozanë  dhe Instituti Zviceran i Studimeve Shqiptare (ISAEL) nderuan figurën e Viktor Ryfit, ish-kryetar i Parlamentit të Zvicrës, njëherësh mik i madh i popullit shqiptar dhe i Kosovës.

 Në këtë ngjarje, përveç ministrit të Diasporës,  ishin të pranishëm edhe kryetari i Qeverisë kantonale, nënkryetari i bashkisë së Llozanës etj.

Viktor Ryfit, post mortem, ia nda edhe medalja  e meritave, që jepet nga Presidentit i Kosovës. 

Po ashtu,  ministri Murati mori pjesë në promovimin e veprës “Misioni rus”, e autorit Ibrahim Kadriu.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)