15 Nëntor 2024

Ministri Bytyqi u premton nxënësve një arsim me cilësor

Prishtinë, 28 dhjetor -  Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi ka vizituar punëtorinë e demokracisë “Demos-ti”, ku gjatë kësaj dite kanë zhvilluar aktivitetin e tyre nxënësit e klasës së gjashtë të shkollës “Ali Kelmendi” në Vushtrri.

Këtë projekt të Kuvendit të Kosovës, që implementohet nga OJQ “Toka” me nxënësit e Kosovës nga kl. 5 – 9, ministri Bytyqi e vlerësoi si shumë të dobishëm, pasi që u mundëson fëmijëve që të njoftohen për funksionimin e institucioneve.

“Organizimet dhe projektet e tilla janë të dobishme për edukimin e fëmijëve. Ky projekt është i rëndësishëm, sepse i ofron fëmijët më afër institucioneve njëkohësisht ju jep informata më të hollësishme për organet qeverisëse në vend”, tha ai.

Gjatë kësaj vizite, ministri Bytyqi ka bashkëbiseduar me nxënësit dhe është intervistuar nga ata. Ministri iu tha atyre se po punohet shumë që t’iu ofrohet nxënësve të gjithë Kosovës një arsim cilësor. Ndërsa, i ka uruar ata që të arrijnë suksese të larta në mësime në vitin që po vjen.

Drejtoresha e organizatës, “Toka”, Jehona Gjurgjeala tha së projekti “Demos-ti” ka për qëllim që të ju ofroj fëmijëve të të gjitha shkollave në Kosovë mundësinë që të jenë më afër institucioneve të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)