Ministri Bytyqi raporton para Komisionit për Arsim lidhur më Arsimin e Lartë
Prishtinë, 30 janar - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi lidhur me gjendjen në Arsimin e Lartë.
Në mbledhjen e këtij komisioni po ashtu sot do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjen Ndërkombëtare në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës (MASHT) dhe Stitching Spark-ut të Holandës (SPARK) mbi mbështetjen e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica.