Ministri Bytyqi emëron anëtarët në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës
Prishtinë, 7 shkurt - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në mbështetje të nenit 4, 21, 22 të Ligjit nr. 03/L-189 për administratën shtetërore të Republikës së Kosovës, nenit 18 paragrafit 2 të Ligjit të Arsimit të Lartë të Kosovës nenit 8 paragrafi 1.4 dhe shtojcën 6 të Rregullores nr. 02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, ka marrë Vendim për emërimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Prishtinë.
Anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të UP “Hasan Prishtina”, të emëruar me vendim të Ministrit janë: Mr. Ardiana Bunjaku, Mr.Sc. Drita Shoshi, Mr.Sc. Laura Kryeziu , Dr.Sc. Fadil Osmani.
Vendimi i ministrit Bytyqi është në përputhje me dispozitat e cekura më lartë, dhe është marrë me qëllim të funksionalizimit të Këshillit Drejtues të UP “Hasan Prishtina”, në Prishtinë.
Me këtë vendim, MAShT ka dashur të rrisë 50% të kuotës gjinore, që na obligon Ligji për barazi gjinore, madje është tejkaluar kjo përqindje, dhe tani do të kemi rreth 70% femra anëtare në Këshillin Drejtues të UP “Hasan Prishtina”, që emërohen me vendim të ministrit.