15 Nëntor 2024

Ministri Bytyqi emëroi anëtarët e rinj të KShC të Agjencisë Kosovare të Akreditimit

Prishtinë, 19 tetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim për emërimin e anëtarëve të rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) të Agjencisë Kosovare të Akreditimit (AKA-së).

Këtë vendim, ministri Bytyqi e ka marrë me qëllim të funksionalizimit, rritjes së cilësisë dhe efikasitetit të punës së Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Ndërsa, duke u bazuar në përgatititjen e tyre akademike, si dhe kontributin e dëshmuar në sferat përkatëse, për mandatin pesë vjeçar, KShC të ketë këtë përbërje:

1. Prof. Dr. Gazmend Luboteni, kryetar,

2. Dr. Sc. Spec. Rozafa Koliqi-Lila, nënkryetare,

3. Prof. Dr. Berim Ramosaj, anëtar,

4. Prof. Ass. Dr. Arben Qirezi, anëtar,

5. Dr. Sc. Ilir Doçi, anëtar,

6. Prof. Ass. Dr. Dukagjin Zeka, anëtar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)