Ministri Bytyqi do të vizitojë Pejën
Prishtinë, 18 janar - Ministri i Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të vizitojë Pejën ku do të zhvilloi një takim me kryetarin e komunës Gazmend Muhaxheri.
Takimi mbahet në rezidencën e kryetarit Muhaxheri në Pejë, me q`rast do të bisedohet për zhvillimet aktuale në fushën e arsimit.
Ndërsa po sot ministri Bytyqi do të merr pjesë në hapjen e punimeve të punëtorisë me temë “ Profilizimi i mësimdhënësve të klasave I -V ”, të organizuar nga MAShT dhe ku do të jenë të pranishëm drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit në rajonin e Pejës si dhe të gjithë drejtorët e Sh.F.M.U-ve së bashku me dy mësimdhënës të klasave I –V nga shkollat e qytetit dhe nga një mësimdhënës i shkollave të fshatrave.