24 Dhjetor 2024

Ministri Buja vizitoi maturantët gjatë Testit të Maturës

Prishtinë, 14 qershor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, dhe kryetari i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës (KQShM), Nehat Mustafa, kanë vizituar sot maturantët, të cilët i janë nënshtruar Testit të Maturës (pjesa e parë) në qendrën e testimit në shkollën e mesme profesionale “Don Bosko” në Prishtinë, për të parë nga afër rrjedhën e këtij provimi të rëndësishëm.

Me këtë rast, ministri Buja tha se, kjo  është një ditë e rëndësishme për ne dhe  maturantët të cilët po sprovojnë dijen e tyre, e që pastaj të vazhdojnë shkollimin e lartë.

“Ne konsiderojmë se kemi festë, sepse 46 mijë nxënës janë duke sprovuar dijen e tyre  në testin e maturës dhe kjo për ne, përveç kremtes, është edhe një kujdes i  jashtëzakonshëm. Organizimi, është bërë si është më së miri dhe deri më tani nuk kemi ndonjë problem të theksuar“, tha ministri Buja.

 Në vazhdim, ministri Buja përmendi se,  këtë vit për dallim nga vitet tjera, numri i nxënësve që i nënshtrohen Testit të Maturës është më i madh, për faktin se janë përfshirë edhe nxënësit që kanë mbaruar klasën  13–të.

Ministri Buja foli edhe për organizimin e Testit të Maturës, i cili është mbajtur në 390 qendra të testimit, të administruara nga më shumë se 3000 administrues dhe janë angazhuar  626 kryetarë komisionesh, të cilët janë të përzgjedhur nga zyrtarët e MAShT dhe nga profesorët e universiteteve të Kosovës.

Policia e Kosovës edhe këtë vit ka mbështetur organizimin e Testit të Maturës duke siguruar transportin e testeve nga Ministria në Qendrat e Testimit dhe anasjelltas, dhe ka bërë sigurimin e këtyre qendra gjatë kohës sa është mbajtur testi.

Në pjesën e parë të Testit, maturantët janë testuar në lëndët e përgjithshme (matematikë, gjuhë amtare dhe gjuhë angleze).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)