23 Dhjetor 2024

Ministri Buja sot në interpelancë

Prishtinë, 2 maj - Kuvendi i Kosovës sot do të mbaj seancën e radhës në të cilën ka thirrur në interpelancë Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja për çështjen e përdorimit të drogave në shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës.

Kjo interpalancë mbahet sipas kërkesë së deputetit  te Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, mbështetur edhe nga 7 deputetë tjerë lidhur me çështjen e arsimit në Kosovë.

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani ka thënë se kjo interpelancë do të mbahet nesër.

“Ne jemi seriozisht të shqetësuar me nivelin e lartë dhe tejet dëmtues të shpërndarjes dhe përdorimit të drogave nëpër shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës. Nuk e kemi parë në asnjë rast të vetëm që Qeveria e Kosovës ka adresuar këtë dukuri negative. Në asnjë mbledhje të Qeverisë, madje as nuk është folur për këtë çështje, e lërë më të veprohet”, ka theksuar Ramadani.

Sipas tij, trekëndëshi MASHT-MSH-MPB nuk ka funksionuar asnjëherë dhe ky trekëndësh i ministrive është adresa që e ka përgjegjësinë për të vepruar kundër kësaj dukurie.

AAK-ja kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë pesë pikat e mocionit për parandalimin e përdorimit të drogave nëpër shkolla të Kosovës.

Ndërkaq Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës(KREK) përshëndet incativen e deputetëve të  për debat parlamentar në seancen e Kuvendit me ministrin e Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, për çështjen e përdorimit të drogave në shkollat fillore dhe të mesme.

Të dhënat dhe vlerësimet e përgjithshme të kohëve të fundit sipas KREK tregojnë për një nivel tepër të lartë të përdorimit të drogave nga nxënësit e shkollave, që janë rinjtë tanë për të cilët ne të gjithë duhet të angazhohemi për t’ia mundësuar një jetë më të mirë.

Sipas statistikave të nxjerra nga Institute të ndryshme vendore e ndërkombëtare që trajtojnë profesionalisht çështjen e varshmërisë nga drogat, Rreth 20 për qind e nxënësve të shkollave të mesme përdorin lloje të ndryshme të drogave.

Kjo i bie që rreth çdo i 5-ti nxënës në shkollë të mesme përdor droga të ndryshme.

Prandaj sipas KREK ky debat parlamentar do të duhej të shërbente që deputetët e Kuvendit të Kosovës të aktivizohen në të mirën e shkollarëve të rinj, të zgjohen nga GJUMI  dhe të veprojnë për sigurinë dhe të ardhmen e tyre. Të diskutojnë, të propozojnë dhe të aprovojnë nisma kundër kësaj dukurie negative.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)