22 Dhjetor 2024

Ministri Buja priti një delegacion të Bankës Botërore

Prishtinë, 5 mars - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja priti një delegacion të Bankës Botërore (BB), të kryesuar nga menaxheri i Sektorit të Arsimit, Alberto Rodriguez.

Temë qendrore e takimit ishte ndërtimi i “Shkollës Model”, implementimin e projektit IDEP , efektshmërinë e grandeve shkollore dhe projekte tjera, me të cilat BB ka mbështetur arsimin në Kosovë në të gjitha fazat e zhvillimit.

Ministri Buja e njoftoi delegacionin e BB-së me të arriturat e deritashme, ndër të cilat përmendi përmirësimin e infrastrukturës shkollore, aprovimin e dokumenteve strategjike zhvillimore, siç janë: Plani Strategjik për Arsimin e Kosovës 2011 2016, Kornizën e Kurrikulit , Infrastrukturën Ligjore dhe çështje tjera.

Ministri përmendi edhe çështjen e Autonomisë Financiare të Shkollave, për të cilën tha se është pilotuar në disa komuna të Kosovës , procesin e licencimit të mësimdhënësve si dhe të arriturat dhe sfidat që kanë të bëjnë me Maturën Shtetërore dhe zbatimin e Kurrikulës së re, e cila gjithashtu, fillimisht do të pilotohet për 2 vite në disa shkolla.

Ndërkaq, në konferencën për media, duke folur për ndërtimin e Shkollës Model në Prishtinë  ministri Buja tha se vonesat për fillimin e ndërtimit të kësaj shkolle ishin të natyrës procedurale, porse kjo do të kompensohet në të ardhmen. “Natyrisht ndihma dhe bashkëpunimi i BB-së do të vazhdojë edhe më tutje”, tha ministri Buja.

Ndërkaq, Rodriguez u shpreh i kënaqur me të arriturat e arsimit në Kosovë dhe ofroi bashkëpunimin e mëtutjeshëm në procese të ndryshme.

Duke folur për autonominë financiare të shkollave, ai u shpreh pozitivisht për modelin aktual, fillimin me fazën pilotuese në disa komuna, por shtoi se në të ardhmen, mbase do të duhej një fleksibilitet më i madh sa i përket aspektit menaxhues për drejtorët e shkollave, gjë që, sipas z. Rodriguez, do të duhej të ndodhë shkallë-shkallë.

Ndërsa, për Maturën Shtetërore, ai tha se kjo çështje pothuajse është trend global për atë se a duhet të jetë përcaktues më rastin e regjistrimit në fakultet apo jo .

“Që të ndodhë duhet të jemi të sigurt për një vlerësim serioz dhe i besueshëm tha Rodriguez i cili njëherësh përgëzoi MASHT-in për hartimin dhe miratimin e planit strategjik për arsimin 2011 – 2016, i cili sipas tij mundëson qasje dhe realizim të suksesshëm të projekteve në të ardhmen.

Delegacioni i BB , i shoqëruar nga Zëvendësministri arsimit Nehat Mustafa, gjatë ditës  vizitoi Shkollën e Mesme Profesionale “ Feriz Guri dhe vëllezërit Çaka” në Kaçanik, për të parë nga afër se si po implementohet projekti për decentralizmin e financave.

Investimet për ndërtimin e shkollës model do t’i bëjnë Banka Botërore 1.5 milion euro, ndërsa MASHT participon me 500 mijë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)