25 Dhjetor 2024

Ministri Buja priti në takim rektorin e UPZ-së

Prishtinë, 29tetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka pritur në takim rektorin e Universitetit Publik “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj.

Ministri Buja uroi rektorin Vataj për detyrën e re, si drejtues i një prej universiteteve publike në vend, ndërkaq u zotua se Universiteti “Ukshin Hoti” do të ketë mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Arsimit, në arritjen e objektivave kryesore, deri në konsolidimin e plotë të këtij institucioni.

Ndërsa, Rektori Vataj, falënderoi ministrin Buja për përkrahjen e tij dhe premtimin se do të vazhdojë që edhe më tutje ta mbështes këtë institucion, njëherësh tha se si rektor i UPZ-së, do të angazhohet maksimalisht drejt zhvillimit dhe ngritjes së cilësisë së studimeve akademike, bashkëpunimit ndërkombëtar, plotësimit të stafit akademik dhe avancimit të mëtutjeshëm të këtij institucioni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)