05 Maj 2024

Ministri Buja priti në takim përfituesit e bursave të doktoratës

Prishtinë, 17 dhjetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, ka pritur sot në takim përfituesit e bursave të doktoratës për vitin 2013.
 

Ministri Buja, me këtë rast, ju ka uruar sukses në punën e tyre hulumtuese përfituesve të granteve, duke e konsideruar këtë si një ndihmesë modeste nga ana e Ministrisë së Arsimit.

 
Nuk do të jetë kjo ndihmesa e vetme, tha ministri Buja, i cili foli edhe për punën dhe perspektivën e ardhme të këtyre doktorantëve, si pedagog të brezave të rinj.

 
“Me doktoratën që do të realizoni, duke qenë të mbështetur nga kjo ndihmesë e jona e vogël, do të jeni gjithsesi pedagog të brezave të rinj. Obligimi juaj është intelektual, që të realizoni më së miri atë që e keni për synim personal dhe kombëtar, për të qenë doktor të shkencave në të cilat  jeni përcaktuar”, ka thënë ministri Buja.

 
Ministri Buja ka folur edhe për kriteret strikte të përzgjedhjes së kandidatëve dhe respektimin e tyre.
 

Ndërsa, Naile Demiri, përfituese e bursës, ka vlerësuar lartë iniciativën e MAShT-it për ndarjen e këtyre granteve, që, sipas saj, janë ndihmesë e madhe në punën dhe angazhimin drejt zhvillimit të shkencës dhe përfundimit të studimeve.

 
Për vitin 2013, MAShT ka ndarë 38 bursa për studime të doktoratës në vlerë 2500 euro për kandidatët që ndjekin studimet në këtë nivel në 500 universitetet më të mira të botës, derisa kriteret tjera të përfitimit kanë qenë nota mesatare, punimet shkencore, pjesëmarrja në konferenca etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)