Ministri Buja priti në grup nxënësish shqiptar nga Turqia
Prishtinë, 25 prill - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, priti një grup nxënësish, bashkë atdhetarë tanë nga Turqia, të cilët po qëndrojnë për një vizitë disaditëshe në vendin tonë.
Qëllimi i vizitës së këtij grupi nxënësish dhe arsimtarësh, bashkatdhetarë tanë që jetojnë prej kohësh në Turqi është njohja me vendin kulturën, traditat e të parëve, thellimi bashkëpunimit të ndërsjellë të kësaj natyre ndërmjet dy vendeve mike.
Ministri Buja me këtë rast u shpreh se vizitat e tilla janë shumë të mira dhe se Ministria e Arsimit do të bëjë ç`është e mundur që të ofrojë mundësi për ruajtjen, përkatësisht mësimin e gjuhës amë nga ana e të rinjve shqiptarë në Turqi.
Këtë vizitë duhet ta shfrytëzoni edhe si mundësi për njohje edhe me moshatarët tuaj këtu, të krijoni miqësi dhe bashkëpunim ndërmjet vete për të ardhmen. Ju besoj se jeni nxënës të mirë dhe uroj të keni suksese tutje, që të keni përkushtimin dhe vullnetin tuaj që ta mësoni dhe ruani gjuhën , traditën tonë kudo që të jeni, tha ministri Buja .
Ministri i ka njoftuar me proceset arsimore në Kosovë, të cilat po zhvillohen sipas standardeve bashkëkohore.
Qamil Bytyqi, udhëheqës i grupit të nxënësësve dhe arsimtarësh nga Turqia, këta nxënës vijnë nga qytete të ndryshme si Adana, Ankaraja, Izmiri, Stambolli etj., kryesisht nxënës të shkollës së mesme, 3 filloristë dhe një studentë.
Në vazhdim ministri Buja u interesua për atë se sa e njohin gjuhën shqipe sa është ruajtur gjuha, kultura, tradita e të parëve.
Bytyqi tha se vetëm tre nxënës të pranishëm e njohin gjuhën shqipe dhe se gjenerata e vjetër kanë arritur ta ruajnë të folmen tonë të 100 viteve më parë, pra qysh kur janë shpërngulur nga vise të ndryshme të Kosovës, duke filluar nga viti 1912, 1920 dhe 1930 e tutje.
Nxënësit dhe mësimdhënësit shqiptarë, vizitorë nga Turqia, shprehen dëshirën që të krijohen mundësi që të mësojnë gjuhën e sotme letrare dhe të flasim njësoi të gjithë.
Ministri Buja tha se ne do të angazhohemi që të ju sigurojmë tekste shkollore dhe këtë gjë do të bëjmë në bashkëpunim dhe mirëkuptim me ambasadoren e Turqisë në Kosovë.
Në vazhdim të këtij takimi, u fol edhe për mundësinë e organizimit të kurseve të gjuhës shqipe në qytete të ndryshme të Turqisë, aty ku është më shumë e koncentruar mërgata shqiptare.