22 Dhjetor 2024

Ministri Buja priti ambasadorin gjerman Reichel

Prishtinë, 17 gusht - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Tekonlogjisë, Ramë Buja, ka takuar sot ambasadorin e ri të Gjermanisë, Dr. Ernst Reichel, me të cilin ka biseduar për curitë e zhvillimeve në fushën e arsimit, për bashkëpunimin reciprok të deritashëm dhe mundësitë e thellimi të këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

Ministri Buja ka falënderuar ambasadorin Reichel për ndihmesën që Gjermania i ka dhënë vendit tonë, duk shtuar se marrëdhëniet miqësore reciproke janë shumë të mira dhe datojnë që nga kohët e hershme ende pa u pavarësuar Kosova.

Ministri Buja e informi ambasadorin për ecuritë e proceseve në fushën e Arsimit dhe u shpreh i gatshëm të vazhdojë bashkëpunimin edhe më tej në këtë drejtim.

”Ne i jemi mirënjohës Gjermanisë për të gjitha që ka bërë për Kosovën.

Kosova ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme nga vendet e zhvilluara  siç është vendi mik Gjermania, por aktualisht përveç tjerash kemi nevojë që të na mbështesni në ofrimin e më shumë mundësive për studime të të rinjve tanë në Universitetet tuaja”, është shprehur ministri Buja.

“Ne kemi nevojë që të rinjtë tanë studentë të marrin dijen dhe përvojën tuaj në dobi të vendit tonë, gatishmëria e tyre është e madhe dhe ne presim më shumë në këtë drejtim. Të gjithë ata studentë që patën rastin të mbarojnë studimet në vendin tuaj janë treguar shumë të suksesëshëm dhe kjo na inkurajon që të ofrojmë më shumë mundësit të tjerëve”, tha ministri Buja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)