Ministri Buja prezantoi kumtesën Shqipëria dhe çështja e Kosovës
Prishtinë, 11 qershor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka përshëndetur punimet e konferencës shkencore me temënShekulli i shtetit shqiptar.
Në këtë konferencë, e cila do të zgjasë dy ditë dhe ku po marrin pjesë punonjës shkencorë nga të gjitha viset shqiptare, ministri Buja u prezantua me kumtesën Shqipëria dhe çështja e Kosovës.
Ministri Buja ka uruar Institutin Albanologjik për organizim të këtij tubimi shkencor për nder të 100- vjetorit të shtetit shqiptar, ndërkaq në referimin e tij shtroi pyetjen se çka po të mos ishte shteti i parë shqiptar, si do të ishte fati i të dytit, a do të ishte vallë apo smund të ishte fare?
Këto janë pyetjet dhe dilemat e tjera, që mund ti shtrojmë vazhdimisht, por shumë mirë që ishte i pari, u bë i dyti dhe uroj që kjo konferencë shkencore të jap përgjigje gjithsesi të urtë, me mendje racionale dhe mendim shumë të konsoliduar se cila është perspektiva e dy shteteve më gjatë, ka uruar ministri Buja.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit pati shënuar rritje të forcave organizative të popullit shqiptar në rezistencën e tij për çlirim nga zgjedha osmane. Luftë kjo në të cilën Kosova pati ndikim vendimtar, jo vetëm në Prizrenin si qytetin e pritës dhe organizues i Kuvendit të burrave të Lidhjes ,por edhe në logun e luftës për çlirim, ka thënë ministri Buja, ndërkaq veçoi kryengritjet e viteve 1908, 1910 dhe 1912 kur edhe u shpall pavarësia në Vlorë.
Në vazhdim ministri Buja tha se Konferenca e Ambasadorëve në Londër në vitin 1013 legjitimoi këtë pavarësi të Shqipërisë, duke cunguar territorialisht në më shumë territore se sa që mbeten brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht.
Në kumtesën e tij, ministri Buja përshkruajti kronologjinë e ngjarjeve historike kombëtare si: Konferenca e Bujanit në Malësinë e Gjakovës ( 1943-1944), konferencën e Prizrenit, e cila i kushtoi Kosovës 54 vite robëri (1945-1999) dhe ngjarje tjera të rëndësishme deri në ditët e çlirimit të Kosovës (1999), duke vlerësuar lartë kontributin e çmuar të popullit dhe shtetit shqiptar në të gjitha aspektet.
Në fund ministri Buja ka uruar që e ardhmja të jetë në duar të mendjeve të ndritura, arsyes racionale dhe vendosmërisë e dëshirës nacionale.