22 Dhjetor 2024

Ministri Buja përuroi shkollën “Naum Veqilharxhi”

Prishtinë, 7 qershor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, kryetari i Komunës së Suharekës, Blerim Kuqi, dhe Motra Johanna, kanë përuruar sot shkollën fillore  “Naum Veqilharxhi” në fshatin Mohlan të Suharekës.

Ministri Buja me këtë rast ndër tjera tha se  ndjehet i lumtur që  merr pjesë në këtë ceremoni përurimi.

“Kur ndërtohet një shkollë thonë mbyllet një burg, por them se ka më shumë se kaq,” tha ministri Buja  dhe shtoi se ata që bëjnë shkollën , ngriten  në aspektin arsimor -shkencor, ndërtojnë shumëçka që është e mirë për personalitetin e tyre dhe të vendit.

”Ne jemi shumë të kënaqur  që sot nxënësve tanë po u dhurojmë këtë objekt të bukur shkollor, i cili gjithsesi do të jetë një motiv me shumë për mësim cilësor dhe arritje të rezultateve  të mira”, ka thënë ministri Buja, ndërkohë që ka falënderuar të gjithë ata që ndihmuan në ndërtimin e shkollës.

Ministri Buja  në veçanti ka falënderuar Qeverinë e Austrisë për  ndihmën e vazhdueshme  dhënë arsimit në Kosovë, e cila ka ndarë jo më pak se 1 milionë euro për  hulumtim dhe shkencë në Kosovë.

Të pranishmit i ka përshëndetur edhe kryetari i komunës së Suharekës, Blerim Kuqi, Motra Johanna, drejtori i kësaj shkolle Ali Kabashi, si dhe kryetari i fshatit, Sokol Kabashi.

Ndryshe për ndërtimin e kësaj shkolle, bashkërisht investuan MAShT (150 mijë euro) Motra Johanna - Austri (rreth 200 mijë euro), komuna e Suharekës (50 mijë euro), Minitsria e Arsmit  dhe Ministria e Drejtësisë si  dhe KFOR-i austriak, që në forma të ndryshme ndihmuan ndërtimin dhe inventarizimin e shkollës

Objekti i shkollës ka 12 dhoma mësimi dhe hapësira tjera përcjellëse,  si sallën për arsimtarë dhe sallën e veçantë për seminare, kabinetin e informatikës etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)