Ministri Buja përuroi shkollën Hivzi Sulejmani në Fushë Kosovë
Prishtinë, 7 shtator - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, dhe kryetari i komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, kanë përuruar objektin e Shkollës së Mesme Hivzi Sylejmani në Fushë Kosovë.
Ministri Buja me këtë rast është shprehur se është privilegj dhe kënaqësi që të gjendesh në një ambient të tillë, ku përurohet një shkollë siç është kjo, duke plotësuar nevojat më elementare tona për arsimin cilësor në Kosovë, sepse duke e ngritur cilësinë teknike të shkollave po e ngrisim cilësinë arsimore gjithandej Kosovës.
Ministri Buja foli për rëndësinë që ka objekti i ri shkollor për mësimdhënie dhe mësimnxënie bashkëkohore, duke shtuar se nëse kemi ambient joshës ka shumë arsye dhe motive që fëmijët të jenë më të motivuar dhe më të përqendruar.
Sipas ministrit Buja, MAShT, përkatësisht Qeveria e Republikës së Kosovës, ka investuar jo më pak se 1, 942, 115.05 për këtë shkollë.
Ndryshe, MAShT- për ndërtimin e objektit të kësaj shkolle ka investuar 1,942,115.05.
Objekti shkollor përmban këto kthina: dhoma të mësimit, kabinete (laboratore), laborator, sallën e arsimtarëve , kthinat administrative, kthina e bibliotekës me leximore, kthina e psikologut, kthina e mjekut të shkollës , kthina të personelit, bufeja e shkollës si dhe hapësira tjera përcjellëse.
Githashtu, edhe inventarizimi i këtij objekti është bërë nga MAShT.