Ministri Buja për vizitë zyrtare në Vjenë
Prishtinë, 22 tetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Ramë Buja, udhëton nesër për një vizitë zyrtare treditore në Vjenë të Austrisë, me ftesë të ministrit federal për Shkencë dhe Hulumtim të Austrisë, Prof.Dr. Karlheinz Tochetrle.
Gjatë vizitës në Austri, ministri Buja do të takohet me ministrin Tochetrle me të cilin do të bisedojë për mënyrat e bashkëpunimit të të dy shteteve në të gjithë sektorët e arsimit.
Ministri Buja po ashtu do të vizitojë edhe disa nga universitetet e njohura të Vjenës, ku do të takohet me rektorët e këtyre universiteteve.