Ministri Buja për vizitë zyrtare në Suedi
Prishtinë, 16 nëntor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, udhëtoi sot për në Suedi për një vizitë zyrtare dy-ditore.
Gjatë kësaj vizite, ministri Buja do të vizitojë shkollën shqipe në Suedi, ku do të takohet me mësuesit e mësimit plotësues dhe më studentë shqiptarë që studiojnë në këtë shtet.
Po ashtu, ministri Buja dhe delegacioni i MAShT do të marrin pjesë në organizimet që bën komuniteti i shqiptarëve për nder të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.