Ministri Buja për vizitë në Gjermani
Prishtinë, 9 mars - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, do të udhëtojë sot për një vizitë zyrtare në Gjermani.
Gjatë vizitës, ministri Buja do të takohet me diasporën shqiptare, si dhe do të marrë pjesë në takimet konsultative, që mbahen në Shtutgard të Gjermanisë, me temën Gjendja aktuale e mësimit plotësues në diasporë dhe hapat për intitucionalizimin e tij, më 10 dhe 11 mars.
Takimet me diasporën, që organizohen nga Ministria e Diasporës në bashkëpunim me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgard, i paraprijnë organizimit të një konference kombëtare me temën Institucionalizimi i arsimit në diasporë, që do të mbahet në Prishtinë.