23 Dhjetor 2024

Ministri Buja njofton për themelimin e 3 universiteteve të reja

Prishtinë, 15 maj - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka marrë pjesë sot në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Arsimit, ku ka dhënë shpjegime më të hollësishme rreth vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për themelimin e universiteteve publike në Gjakovë, Gjilan dhe Mitrovicë, si institucione të arsimit të lartë.

Ministri Buja me këtë rast theksoi faktin se në këto qytete kanë qenë duke funksionuar njësitë e Universitetit të Prishtinës dhe tashmë ato vetëm do të avancohen si universitete.

Për vendimet për themelimin e këtyre tri universiteteve, ministri Buja theksoi se janë për të mirën dhe perspektivën e arsimit të lartë në Kosovë.

“Ne të gjithë e duam cilësinë dhe po punojmë seriozisht drejt avancimit të cilësisë në arsimin e lartë”, theksoi ministri Buja dhe tha se do të ketë edhe vështirësi të ndryshme për t’i bërë këto universitete, por premtoi seriozitetin maksimal që ato të bëhen.

Ministri Buja foli edhe për ndarjen e hapësirave nga komuna e Gjilanit, Gjakovës dhe Mitrovicës për ndërtimin e kampuseve të këtyre universiteve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)