Ministri Buja në vizitë zyrtare në Oxford
Prishtinë, 23 mars - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Ramë Buja, do të udhëtojë sot për një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe, me çrast do të takohet me përfaqësuesit e Universitetit të Oxfordit.
Qëllimi i kësaj vizite është bashkëpunimi me Universitetin Oxford për mundësinë e dërgimit të studentëve tanë për studime në këtë universitet.
Ministri Buja do të shoqërohet edhe nga rektori i Universitetit të Prishtinës, z.Mujë Rugova, dhe prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, z.Naser Mrasori.