23 Dhjetor 2024

Ministri Buja në Londër takon homologë botërorë

Prishtinë, 21 janar - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, me ftesë të  sekretarit të Shtetit për Arsim në Britaninë e Madhe, Michael Gove, dhe ministrit për Universitete dhe Shkencë, z. David Willets, po merrë pjesë në Forumin Botëror të Arsimit 2014, i cili mbahet në Londër nga 20 deri më 22 janar 2014.

Gjatë këtij forumi tepër të rëndësishëm për arsimin në përgjithësi, ministra të vendeve të ndryshme të botës dhe ekspertë të arsimit po diskutojnë për trendet e arsimit, ndikimet e globalizimit në arsim, sfidat si dhe përvojat e hartimit të politikave për arsimin parauniversitar dhe atë universitar.

Një ndër temat kryesore është edhe hartimi i politikave kundër analfabetizmit, braktisjes nëpër shkolla, si dhe gjithëpërfshirja sociale në arsim.

Me këtë rast ministri Buja tha se “Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë ka hartuar politika të favorshme,  qëllimi i të cilave është që asnjë fëmijë të mos  lihet jashtë bankave shkollore”.

Ministri Buja, në ditën e parë të të Forumit, është takuar edhe me ministrin e Zyrës për Punë të Jashtme dhe Commonwealth, Rt Hon Hugo Swire, të cilin e falënderoi  për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar në vazhimësi po jep për Kosovën, në të gjitha segmentet.

Po ashtu, ministri Buja ka pasur takime edhe me ministrat  e Arsimit të Australisë, Adrian Piccoli, me atë të Kroacisë, Zeljko Jovanoviq, dhe atë të Sllovenisë, Jernej Pikalo, të cilët i ka njoftuar për zhvillimet në fushën e arsimit në përgjithësi në Kosovë, si dhe ka kërkuar thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit me këto shtete.

Ndryshe,në këtë forum vjetor po marrin pjesë 90 ministra të arsimit dhe 200 epskertë të arsimit  nga e tërë bota.

Ministri Buja, gjatë ditës së sotme, do të vizitojë edhe universitetin e Oksford dhe atë Mbretëror, ku do të takojë menaxhmentin e këtyre dy universiteteve me renome mbretërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)