23 Dhjetor 2024

Ministri Buja ndau mirënjohje për mësimdhënësit e dalluar

Prishtinë, 7 mars - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me një ceremoni solemne, ka shënuar  sot 7 Marsin – Ditën e Mësuesit , me ç’rast në manifestimin qendror, ku ishin të pranishëm mësimdhënës, përgjegjës të institucioneve  arsimore të vendit, ministri  Buja ndau mirënjohje për mësimdhënësit dalluar, si dhe shpërblimin tradicional “Shaban Jashari“ për mesuesen më të mirë.

Në orët e hershme, ministri Buja me bashkëpuëntorë ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Jasharajve në Prekaz, ku edhe vuri kurora lulesh në shenjë përulje dhe respekti për të rënët.

“Ne sot jemi këtu për të nderuar të gjithë luftëtarët e lirisë, Familjen Jashari, e në veçanti bacën Shaban që ishte në mesin e mësuesve të parë pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo është një madhështi që kjo datë koinçidon me Epopenë e madhe kombëtare 5,6 dhe 7 marsin”, ka thënë ministri Buja.

Ndërkaq, në ceremoninë festive, ministri Buja përkujtoi se këtu e 126 vjet më parë në qytetin e Korçës u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe.

“Përpjekjet e patriotëve korçarë dhe atyre në diasporë veçanërisht në Bukuresht  e  Stamboll  në mesin e të cilëve ishin  Sami dhe Naim Frashëri dhanë rezultatin e dëshiruar  që u konkretizua me 1887 kur edhe u çel Mësonjëtorja Shqipe”, tha ministri Buja.

Duke folur për historikun e shkollës shqipe, përhapjen e saj në gjeografinë shqiptare ndër vite, si dhe  ndikimin  në vetëdijesimin kombëtar, ministri Buja tha se “Mësonjëtorja  e Parë Shqipe e Korçës  ishte thjeshtë një arritje arsimore, por edhe një akt me vlera të mëdha kombëtare“, ka thënë ministri, duke shtuar se puna e palodhur e mësuesve, drejtorit të parë Pandeli Sotiri  dhe mbështetja e fuqishme e popullsisë bëri që shkolla të ecte ashtu siç e kërkonin interesat kombëtare.

“Tekstet e përdorura në shkollë  si : abetarja, gramatika e Sami Frashërit, aritmetika e Jani Vretos, historia e Naim Frashërit, dalloheshin për frymën e tyre të shëndoshë me përmbajtje patriotike“, vlerësoi ministri  Buja.

Ministri, i cili uroi të gjithë mësuesit për këtë datë, foli edhe për zhvillimet aktuale në arsim siç janë:  licencimi i mësimdhënësve, zgjerimi i hapësirës shkollore, hartimi dhe miratimi i akteve ligjore , hartimi i dokumenteve zhvillimore strategjike, avancimi i Arsimit dhe Aftësimit Profesional, transformimi i Fakultetit të Edukimit  etj.

Të pranishmit në emër të Familjes Jashari i përshëndeti edhe Rifat Jashari, i cili iu uroi mësuesve 7 marsin me dëshirën që përpjekjet  dhe angazhimi i tyre të jetë kurdoherë në frymën e arsimimit dhe edukimit  të brumosur me vlera kombëtare  e për të mirën e vendit.

Ndërkaq në emër të të shpërblyerve, të pranishmit i përshëndeti mësuesja Merita Haxhiu, e cila mori edhe çmimin e parë “Shaban Jashari”.

 

Të shpërblyerit me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit

 

Me çmimin special “Shaban Jashari” u shpërblye mësuesja nga Prishtina, Merita Haxhiu.

Ndërsa, për kontribut të veçantë në fushën e arsimit dhe edukimit, mirënjohje morën:

 

1.         Shemsedin Zogaj  - Fushë Kosovë

2.         Arif Veliu - Drenas

3.         Faton Aliu – Podujevë

4.         Imer Raçi - Obiliq

5.         Ismet Behluli – Ferizaj

6.         Haki Feka - Shtime

7.         Merita Zeqiri - Lipjan

8.         Zija Dema - Kaçanik

9.         Myrvete Dula - Gjakovë

10.       Qerim Kadiri - Rahovec

11.       Ramadan Krasniqi - Malishevë

12.       Nexhat (Hajrulla) Rexha - Gjilan

13.       Rufadije Gërbeshi - Kamenicë

14.       Shyqeri (Nuhi) Gjinolli - Viti

15.       Violeta Sh. Kllokoqi – Novobërdë

16.       Luljeta Rama - Mitrovicë

17.       Salih Shala - Skenderaj

18.       Bekim Thaçi - Prizren

19.       Skender Podrimaj - Istog

20.       Luljeta Çarkagjija - Pejë

21.       Selim Lokaj - Deçan

22.       Shpresa Krasniqi - Klinë

23.       Bajram Sopaj- Suharekë

24.       Ukshin Sallaj - Junik

25.       Vehebi Veseli - Dragash

26.       Shukri Mazrek – Mamushë

27.       Azem Guri – Kolegjiumi i drejtorëve të arsimit dhe kulturës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)