23 Dhjetor 2024

Ministri Buja mori pjesë në certifikimin e drejtorëve të shkollave

Prishtinë, 24 qershor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e certifikimit të drejtorëve të shkollave, të cilët kanë ndjekur përgjatë një viti një program trajnues, të financuar nga Bashkimi Evropian, që ka pasur për qëllim që, bashkë me MAShT-in, komunat dhe shkollat, të përmirësojë të kuptuarit e implikimeve praktike të procesit të decentralizimit në arsim.

Ai po ashtu drejtorët e  shkollave për rolet dhe përgjegjësitë e tyre në zhvillimin e arsimit dhe zhvillimin e mësimdhënësve.

 

Projektimi dhe implementimi i këtij programi trajnues ka qenë një bashkëpunim në mes të MAShT, BE-së, GIZ-it dhe USAID-it dhe ka shënuar kërkesat si të standardeve të MASHT për praktikat profesionale të drejtorëve të shkollave, ashtu edhe praktikat e mira të BE-së.

 

Me këtë rast, ministri Buja e nisi fjalimin e tij me Provimin e Maturës, rezultatet e të cilit u publikuan sot. Ministri u shpreh i gëzuar për faktin se kalueshmëria në këtë provim është 74.5 përqind. “Kjo, padyshim në saje të angazhimit tuaj të drejtpërdrejtë dhe të menaxhuar mirë, suksesshëm dhe kujdesshëm këtë test mature”, iu tha ministri drejtorëve të shkollave të Kosovës.

 

Ky aktivitet, theksoi ministri Buja, na përmbushë një nevojë të veçantë neve si Ministri e Arsimit. “Ju e dini, drejtorë të nderuar, që e keni pasur obligim ligjor që të zhvilloni një trajnim që të jeni tërësisht të përgatitur për të qenë në detyrën menaxhuese që jeni, dhe përmes këtyre 5 komponenteve që i keni realizuar gjatë këtij viti, ju tanimë jeni komplet. Nuk e keni atë hall që do ta kenë drejtorët tjerë”, tha ministri Buja.

 

Ministri Buja theksoi edhe faktin se tash e tutje këtë program duhet ta vazhdojmë vet. Por, ai theksoi se tanimë i kemi 13 trajnerë tanët.

“I kemi 11 ttrajnerë nga komuniteti shumicë shqiptarë, një serb dhe një turk. Kjo është e mira. Dhe, unë besoj shumë në kapacitetet e këtyre trajnerëve që të përmbushin obligimet që kemi, sepse ju e dini se kemi mbi 1200 shkolla në Kosovë dhe na duhet një menaxhim edhe më i mirë se që ka qenë deri më sot”, theksoi ministri.

 

Ministri Buja iu dëshiroi drejtorëve të shkollave suksese të pandalshme në mënaxhimin e shkollave, “sepse duke i menaxhuar mirë shkollat tuaja dhe tonat, po bëjmë punën më të ndershme, më të suksesshme, ndikimin më pozitiv në gjithë sferat zhvillimore të Kosovës”.

 
Ndërsa, Melvin Asin, zëvendës shef i Operimeve të Zyrës së BE-së në Kosovë theksoi procesin e decentralizimit të arsimit në nivel komunal dhe shkollor dhe nevojën që drejtorët e shkollave dhe DKA-të duhet të kuptojnë realizimin praktik të detyrave të reja.

“BE-ja është e interesuar të mbështesë MASHT-in, komunat dhe drejtorët e shkollave për realizimin e standardeve të praktikës profesionale për drejtorët e shkollave dhe për të funksionalizuar një sistem trajnimi gjithpërfshirës dhe të qëndrueshëm”, theksoi ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)