23 Dhjetor 2024

Ministri Buja merr pjesë në konferencën për inovacion

Prishtinë, 24 tetor -  Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja po merr pjesë në konferencën ministrore për kërkim dhe inovacion, e cila ka filluar sot në Zagreb dhe do të zgjasë dy ditë.

Kjo ngjarje është organizuar nga Ministria e Shkencës, Arsimit dhe Sportit të Republikës së Kroacisë dhe ka sjellë në takim së bashku përfaqësuesit e Ministrive të Shkencës dhe Arsimit në rajon, si dhe Këshillin për Bashkim Rajonal, DP për Hulumtim dhe Banka Botërore, si dhe ambasadorët e akredituar në Kroaci.

Qëllimi kësaj ngjarje të nivelit të lartë është që të mbështetet Strategjia nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Bashkëpunimi rajonal në nivel të politikave do të krijojë presion pozitiv dhe të shërbejë si angazhim i besueshëm për zbatimin e reformave në nivel kombëtar dhe për të promovuar integrimin e rajonit në Zonën Evropiane të Kërkimit (ZEK).

Strategjia identifikon prioritetet dhe pritet të shërbejë si një kuadër për një përpjekje kolektive për të rekomanduar politika, reformat institucionale, dhe për të promovuar Ballkanin Perëndimor me prioritet më urgjent për të rritur inovacionin, zhvillimin dhe prosperitetin.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)