25 Dhjetor 2024

Ministri Buja merr pjesë në konferencën për aftësitë për të ardhmen

Tiranë , 6 tetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, po merr pjesë në “Konferencën e nivelit të lartë në aftësitë për të ardhmen - Ballkani Perëndimor dhe Turqia - ngjarja e validimit FRAME”, që po organizohet në Tiranë nga Fondacioni Europian i Trajnimit (ETF) .

Në këtë konferencë po marrin pjesë ministrat e Arsimit dhe Punësimit nga Ballkani Përendimor dhe Turqia me partnerët rajonal socialë, liderët politikë nga institucionet e BE-së dhe organizatat tjera ndërkombëtare dhe rajonale, të cilët po shkëmbejnë pikëpamjet dhe po ndajnë eksperiencat mbi reformimin e tyre të sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional.

Gjatë kësaj konference, ministri Buja ka takuar ministra homologë të rajonit me të cilët ka biseduar për mundësinë e bashkëpunimit reciprok në fushën e arsimit, e sidomos në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional (AAP).

Pjesëmarrësit do të diskutojnë largpamësinë për politikat e aftësive dhe si pritja e aftësive mund të mbështesë rritjen, nxisin konkurrueshmërisë, risinë dhe përfshirjen sociale. Në këtë drejtim, kjo konferencë e nivelit të lartë do të vërtetojë rezultatet dhe kontributin e projektit FRAME dhe do të ofrojë një mundësi për të diskutuar rrugët e mundshme për të ardhmen epërbashkët.

Konferenca në Tiranë do të marrë vlerësimin e të arriturave të bëra nga vendet me vizione të aftësive të tyre dhe të politikave dhe mbi zhvillimet veçanërisht në ATP dhe do të identifikojë hapat e ardhshëm duke reflektuar në fushat ku përmirësimi është i nevojshëm.

Ndryshe, kjo konferencë e nivelit të lartë do të jetë një mundësi e shkëlqyer për ministrat dhe pjesëmarrësit e tjerë për të reflektuar mbi atë se si politikat e aftësive, punësimi dhe përfshirja sociale dhe se si bashkëpunimi rajonal mund të sjellë rezultate për çështjet e përbashkëta. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)