Ministri Buja merr pjesë në Forumin për Shkencë në Japoni
Prishtinë, 6 tetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të marrë pjesë në Takimin e Nëntë Vjetor të Forumit për Shkencë dhe Teknologji në Shoqëri (STS), që do të mbahet me 7- 9 tetor në Kijoto të Japonisë.
Forumi STS është një lëvizje e udhëheqësve të botës në fushën e politikës, shkencës, biznesit dhe mediave, që merren me shkencë dhe teknologji.
Në këtë forum marrin pjesë mbi 80 vende dhe organizata ndërkombëtare, udhëheqës të lartë të biznesit, shkenctarë dhe udhëheqës politikë.
Gjatë forumit, Ministri Buja pritet të ketë takime edhe me homologë nga vende të ndryshme të botës.