Ministri Buja ka udhëtuar sot në Hamburg të Gjermanisë
Prishtinë, 10 shkurt - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka udhëtuar sot në Hamburg të Gjermanisë për një vizitë në Institutin e Hamburgut për Arsim Profesional.
Gjatë kësaj vizite, ministri Buja shoqërohet nga anëtarë të Komisionit Pralamentar për Arsim dhe përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës.
Delegacioni nga Kosova, gjatë vizitës, do të njihet me mënyrën e organizimit dhe funksionimit të arsimit profesional në Hamburg.