Ministri Buja inkurajon nxënësit për veprimtari artistike
Prishtinë, 19 nëntor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Ramë Buja, mori pjesë në prezantimin e pikturave të nxënësve të shkollës së mesme të lartë teknike 11 Marsi të Prizrenit, drejtimi - Dizajn Grafik!
48 vepra arti figurativ, motivesh të ndryshme të punuara në teknikën vaj në pëlhurë, janë punuar gjatë muajve korrik- gusht të këtij viti.
Ministri Buja me këtë rast ka përshëndetur nxënësit e talentuar të Prizrenit, të cilët me veprat e tyre përcjellin mesazhe nga më të ndryshmet për artdashësit.
Jam i mrekulluar me imagjinatën dhe aftësinë tuaj krijuese në këtë moshë që keni, u ka thënë ministri Buja nxënësve, të cilët i ka inkurajuar që të vazhdojnë edhe më tutje ta shpalosni botën imagjinatave përmes artit.
Të pranishmit i ka përshëndetur edhe z.Christoph Heil, përfaqësues i GIZ, i cili ka përgëzuar nxënësit për krijimtarinë e tyre artistike.
Në këtë shpalosje punimesh të artit ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e
Shkollës së mesme profesionale William Lindley të Hamburgut-Gjermani, të cilët do të krijojnë ura bashkëpunimi me shkolla të ndryshme të Kosovës.
Kjo shpalosje e veprave artistike të punuara nga vet nxënësit prizrenas u mundësua nga Ministria e Arsimit dhe organizata gjermane për bashkëpunim GIZ.
Ndryshe disa nga këto punime arti do të vlerësohen nga një komision profesional, i cili do të përzgjedhë autorët më të mirë, të cilët do të shpërblehen.