Ministri Buja inauguroi punëtorinë për përpunimin e ushqimit
Prishtinë, 21 tetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka inauguruar Punëtorinë për Përpunimin e Ushqimit në Shkollën e Mesme Bujqësore Abdyl Frashëri në Prishtinë.
Ministri Buja fillimisht ka uruar nxënësit dhe pedagogët e shkollës për sukseset, të cilat i kanë arritur, veçmas për përurimin e kuzhinës, që është pjesë e punës praktike.
Kam kënaqësinë që gjendem në një institucion të tillë shkollor, i cili ka bërë një punë shumë serioze, tradicionale, bashkëkohore të ndihmuar edhe nga miqtë tanë të përhershëm, ndihmë të cilën mund ta kompensojmë vetëm me punë serioze, angazhim dhe profesionalizëm kur nxënësit e arrijnë këtë gjë theksoi ministri.
Ministri i Arsimit vlerësoi se arritja e këtij niveli të mësimit teorik dhe praktik në këtë shkollë është shembull i mirë që duhet të merret nga shkollat tjera, se si duhet të lidhet teoria me praktikën.