Ministri Buja e uroi rektorin Zejnullahu për detyrën e re
Prishtinë, 1 tetor Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka pritur sot në takim rektorin e Universitetit Hasan Prishtina në Prishtinë, Ramadan Zejnullahu, me të cilin ka biseduar për gjendjen në universitetin publik.
Ministri Buja e uroi rektorin Zejnullahu për detyrën e re në krye të universitetit më të madh publik në vend dhe theksoi se ky universitet do ta ketë gjithmonë mbështetjen e MAShT drejt zhvillimit dhe ngritjes së cilësisë.
Rektori Zejnullahu e informoi ministrin Buja për përgatitjet për fillimin e vitit të ri akademik, i cili do të fillojë me 7 tetor. Janë bërë përgatitjet e duhura dhe besoj se ky vit akademik do të fillojë mirë, tha ai, ndërsa theksoi se këto ditë ka pasur edhe takime të ndryshme, nga përfaqësues të vendeve, të cilat ofrojë edhe bursa për studentët kosovarë.
Ministri Buja dhe rektori Zejnullahu biseduan edhe për vështirësitë me të cilat po përballet universiteti Hasan Prishtina, sidomos për nevojën e rritjes së stafit të rregullt akademik.