22 Dhjetor 2024

Ministri Buja e fton ministrin Ignatov që ta vizitojë Kosovën

Sofje, 21 shtator - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, gjatë qëndrimit në Sofje,  i shoqëruar edhe nga ambasadori i Kosovës në Bullgari, Shpend Kallaba, është takuar edhe me homologun e tij, ministrin e Arsimit  dhe Shkencës të Bullgarisë, Sergej Ignatov.

Gjatë takimit të dy ministrat u dakorduan që ekspertët e dy ministirve të fillojnë punën në përgatitjen e një memorandumi, ku do të precizohen format e bashkëpunimi ndërmjet dy ministrive.

Ministri Buja kërkoi nga homologu i tij bullgar që për studentët kosovarë, që studiojnë në universitetet bullgare, të krijohen kushte më të volitshme, në mënyrë që pagesat për studime të jenë më të ulëta, e jo si deri më tani, 3 mijë euro për një vit akademik.

Ministri bullgar Ignatov tha se me fillimin e bashkëpunimit të Universitetit të Prishtinës me Universitetin publik të Bullgarisë do të gjenden forma, që studentët nga Kosova të paguajne një shumë më të vogël për studime.

Gjatë takimit, u shtrua nevoja e shkëmbimit të studentëve nga programet Master ndërmjet dy shteteve.

Ministri Buja e informoi ministrin bullgar edhe për legjislacionin përkatës për të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë dhe shtoi se numri i madh i nxënësve ka ndikuar që vetëm në muajn shtator të përurohen shtatë shkolla të reja.

Ministri Buja e ka ftuar ministrin Ignatov që ta vizitojë Kosovën dhe në këtë mënyrë të harmonizohen qëndrimet rreth bashkëpunimit dypalësh në të ardhmen.

Ministri Ignatov, nga ana e tij,  me kënaqësi e pranoi ftesën dhe premtoi se në një afat sa më të shkurtër do ta vizitojë Kosovën.

Ndryshe, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka qëndruar në Sofje në një vizitë dy-ditore, me ftesë të kryeministrit të Bullgarisë,Boyko Borisov, ku ka marrë pjesë në konferencën rajonale ministrore me temë “Programi digjital për Evropën -  sfidë apo ende realitet”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)