22 Dhjetor 2024

Ministri Buja dhuroi Abetaren mbarëkombëtare

Prishtinë, 3 shtator - Për rreth 430 mijë nxënës sa ka Kosova, sot ka filluar viti i ri shkollor 2012/2013. Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka përuruar objektin e ri të Shkollës së Mesme Teknike “28 Nëntori” në Prishtinë.

Ndërsa, ai ka vizituar edhe shkollën fillore “Ismail Qemaili” në kryeqytet, ku në mënyrë simbolike ka dhuruar edhe Abetaren mbarëkombëtare për disa nxënës.

Me rastin e përurimit të shkollës, ministri tha se përurimi i kësaj shkolle përkon me 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së shtetit të parë shqiptar.

“Ne po  vazhdojmë që të inaugurojmë shkolla dhe ku? Në shkollën “28 Nëntori”,  dhe kjo është shumë simbolike”, tha ai.

Ministri përmendi edhe shumën e investimeve të MAShT-it për ndërtimin e këtij objekti modern për nxënësit e shkollës teknike.

Ai theksoi se vlera e investimeve për këtë objekt shkollor kap shumën 2, 203.956 € dhe shtoi se hapësira në sipërfaqe prej 6.318 metër katror, është një hapësirë e mirë dhe inspiruese për mësimin cilësor.

Ndryshe, shkolla ka këto hapësira: 20 dhoma mësimi, 8 kabinete, 4 laboratorë, sallën e arsimtarëve, kthina administrative, kthina e bibliotekës me leximore, kthina e psikologut, e mjekut të shkollës, kthina e personelit dhe poashtu edhe hapësira për bufenë e shkollës.

Shkolla ka edhe sallën e edukatës fizike dhe tërrene të jashtme sportive, si dhe hapësira të gjelbërta.

Në mesditë, ministri Buja ka qëndruar në mesin e nxënësve dhe arsimtarëve të shkollës fillore “Ismail Qemaili”, nga ku i ka uruar të gjithë nxënësit e Kosovës, mësimdhënësit dhe prindërit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Ndërkaq, përveç urimeve të veqanta për nxënësit e klasave të para, disa nxënës të kësaj shkolle kanë pasur rastin që Abetaren e re Shqipëri-Kosovë me të cilën ata do të mësojnë, ta marrin nga ministri Buja.

Më pas ministri theksoi para gazetarëve se ka pasur kënaqësinë që gjendet në këtë shkollë që ka emër, ka rezultate.

“Ne natyrisht nuk ishim rastësisht në këtë shkollë, sepse sivjet kemi 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit të parë shqiptar dhe erdhëm në shkollën me emrin “Ismail Qemaili”, një njeri që ngriti flamurin në Vlorë”, tha ai.

Ne, tha ministri Buja, sot shpërndamë edhe një tekst: abetaren e parë të përbashkët të gjithë gjeografisë shqiptare.

Ky vit shkollor, po fillon me Abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë, të promovuar pak kohë më parë në Prizren.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)