22 Dhjetor 2024

Ministri Buja dhe KE pajtohen për thellim të bashkëpunimit

Prishtinë, 21 shtator - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), z. Ramë Buja, dhe shefi i ri i Komisionit Evropian në Kosovë, z.Christof Stock, gjatë takimit të cilin e kanë zhvilluar sot, janë pajtuar që në të ardhmen bashkëpunimi ndër-institucional të jetë më i intensifikuar dhe më i dendur.

 

Ministri Buja pasi ka shprehur falënderimin e tij për ndihmën që Komisioni Evropian në vazhdimësi i ka ofruar Ministrisë së Arsimit, ka theksuar se shefi i ri i KE-së po ashtu ka treguar gatishmërinë për të vazhduar përkrahjen për sektorin e arsimit.

 

Ministri i Arsimit ka potencuar se ndihma e Komisionit Evropian ka qenë e fokusuar te mundësia e digjitalizmit të shkollave, ngritja e kapaciteteve në shkollat profesionale, ndërkaq ka shtuar se me rastin e finalizmit të projektbuxhetit për vitin 2012 do të përcaktohen projektet prioritare, të cilat duhet të zbatohen.

 

Shefi i ri Komisionit Evropian në Kosovë, z.Christof Stock, nga ana e tij, ka vlerësuar se arsim është një sektor i rëndësishëm i bashkëpunimit ndërmjet Komisionit Evropian dhe MASHT-it, pasi rinia e Kosovës është ndër pasuritë më të mëdha të Kosovës.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)