15 Nëntor 2024

Ministri Beqaj e njoftoi Rektorin për themelimin e fondit për inovacion

Prishtinë, 19 shtator - Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, zhvilloi vizitën e parë zyrtare në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku takoi Rektorin, Marjan Dema dhe Pro-Rektorët e Universitetit.

Nikoqiri i takimit, Rektori Marjan Dema, uroi ministrin Beqaj për detyrën dhe njoftoi lidhur me proceset e fundit nëpër të cilat po kalon Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, njëkohësisht ofroi bashkëpunimin e Universitetit për t’u bërë pjesë e reformave.

Ministri Beqaj, njoftoi Rektorin Dema mbi objektivat e Ministrisë, njëkohësisht ofroi dhe kërkoi bashkëpunim nga Universiteti për dizajnimin e përbashkët të mekanizmit koordinues në mes të shkencës, sektorit privat dhe politikbërjes.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, kërkoi nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës angazhim të përbashkët në procesin e lidhjes së procesit të edukimit me nevojat reale të ekonomisë.

Gjithashtu, ministri njoftoi Rektorin për themelimin e fondit për inovacion, fondit për të rinj dhe fondit për gra, me synim rritjen e punësimit, për studentët e diplomuar dhe aktivizimin e ideve inovative si proces për të nxitur ndërmarrësinë.

Programet e trajnimeve, praktikave profesionale dhe harmonizimi i kurikulave shkencore me tregun e punës, ishin pika për të cilat Rektori kërkoi mbështetje nga ministri, ku morën zotimin e ministrit se do të jenë një nga objektivat e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)