28 Dhjetor 2024

Ministri Bajrami vizitoi Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka

Gjilan, 6 tetor - Në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, ka qëndruar për një vizitë Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami.

Ai fillimisht është takuar me rektorin e Universitetit, Bajram Kosumi, pastaj ka mbajtur një ligjëratë para stafit akademik  dhe studentëve të Universitetit. Në fjalën e tij rektori Bajram Kosumi ka thënë se kemi kënaqësinë që sot të kërkojmë nga ministri Arsim Bajrami, të vazhdojë përkrahjen e shtuar për universitetin tonë, me qëllim që ti ngrisim  kapacitetet akademike dhe infrastrukturore, sepse jemi një universitete në ndërtim e sipër dhe kemi nevojë për një shikim më të madh të qeverisë gjegjësisht ministrisë.

Ai ka thënë se tani është koha që mos të flasim për cilësi por të ndërtojmë cilësi, e kjo është ne përputhje me orientimet e  Universitetit tonë, që tani ka rreth 5000 studentë, me të cilët punojmë me plotë optimizëm që ata të jenë konkurrent në tregun kosovar por në të ardhmen edhe atë evropian. Rektori Kosumi, ka kërkuar mbështetjen e qeverisë dhe ministrisë, që të ndihmojnë në ndërtimin e  një universitet i cili i  përshtatet kërkesave të tregut, të ndihmojnë në  krijimin e  profilizimit  të Universitetit në fusha të caktuara dhe siç ka thënë rektori Kosumi tani, ka ardhur koha qe të kërkohen diploma qe dëshmojnë cilësi. Rektori Bajram Kosumi, ka siguruar ministrin  Arsim Bajrami, që Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka”,  brenda një kohe jo shumë të gjatë, do të jetë një universitet modern, stabil që do të ec përpara.

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami  ka uruar Bajram Kosumin, për zgjedhjen rektor i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, duke e quajtur zgjidhje të shkëlqyeshme dhe një siguri për sukseset e Universitetit.

Ndërsa, duke folur për vizionin e tij për arsimin e lartë në Kosovë, ministri Bajrami ka thënën se  komuna e Gjilanit dhe komunat që gravitojnë në Gjilan, e kanë merituar një universitet që është promotor i krijimit të gjeneratave të reja, promotor i krijimit të kudrave të nevojshme për zhvillimin ekonomik. Sipas ministrit Bajrami,nuk ka sukses më të madh se të krijosh universitete cilësore, sepse përvoja jonë ndërkombëtare na ka treguar se universitetet cilësore krijojnë ekonomi të fort, krijojnë liderët e së ardhmes, krijojnë shtetin e fort, dhe këtë do ta arrijmë duke punuar së bashku për të krijuar një universitet cilësor dhe të respektueshëm në arenën ndërkombëtare.

Ministri Bajrami ka thënë se ne kemi një rini të shkëlqyeshme e cila më asgjë nuk është prapa rinisë së shteteve evropiane.

Kjo rini meriton një arsim cilësor, meriton universitete cilësore, dhe jemi të zotuar bashkë me ju, që do të punojmë që këtyre studentëve t`u ofrojmë diploma cilësore, t`iu ofrojmë punësim, t`iu ofrojmë realizmin e ëndrrave, brenda Republikës së Kosovës.  Universiteti “Kadri Zeka” është një model i mirë se si mund të ndërtohet një universitet, që do të krijojë identitet, një fizionomi, dhe ne jemi në rrugë të mirë, që këtë universitet ta specializojmë me nevojat që ka ekonomia jonë, ka thënë ndër tjerash Ministri Arsim Bajrami.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)