Ministri Bajrami udhëtoi për një vizitë zyrtare në ShBA
Prishtinë, 2 prill - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami së bashku me rektorin e Universitetit të Prishtinës \"Hasan Prishtina\", Marjan Dema, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës .
Në shtetin e Ajovas Ministri Bajrami do të takohet me Guvernatorin, Terry Branstad, sekretarin e shtetit të Ajovas, Paul Pate si dhe drejtorin e Departamentit të Edukimit, Ryan Wise me të cilët do të bisedoi për mundësitë dhe modalitetet e bashkëpunimit në sektorin e Arsimit të Lartë .
Me këtë rast Ministri Bajrami do të nënshkruaj katër Marrëveshje Bashkëpunimi me universitetet më të mira të Ajovas .
Ndërsa gjatë qëndrimit në SHBA, ministri Bajrami do të vizitoi edhe disa institucione të Arsimit të Lartë të New Yorkut .