26 Dhjetor 2024

Ministri Bajrami sot bën vizitë zyrtare në Bujanoc dhe Preshëvë

Prishtinë, 25 maj - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Bujanoc dhe Preshëvë, sot ku do të ketë disa takime dhe vizita në shkolla, për të parë mundësitë e bashkëpunimit për arsimin në gjuhën shqipe në këto komuna. 

Ministri Bajrami fillimisht do të pritet në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc, ku do të ketë një takim me kryetarin e Këshillit, z. Jonuz Musliu. Po ashtu, ministri do të vizitojë edhe Kumunën e Bujanocit si dhe shkollën e mesme “Sezai Surroi” në këtë komunë. 

Më pas, ministri Bajrami do të vizitojë Komunën e Preshevës dhe pastaj edhe shkollën fillore “9 Maji” në Leran të kësaj komune.

Një takim, ministri Bajrami do ta ketë edhe me dy deputetët shqiptar në Parlamentin e Serbisë, z. Riza Halimi dhe z. Shaip Kamberi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)